12:34 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Johnson në spital, “humb” valixhja me kodet e raketave bërthamore

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson është në gjendje të qëndrueshmë në spital ku është shtruar mbrëmjen e së dielës pas simptomave të vazhdueshme të koronavirus.

Por tashmë pyetja që shtrojnë britanikët është se në duart e kujt ka përfunduar valixhja bërthamore. Janë pamje që lënë pa frymë ato që tregojnë Britaninë e Madhe të boshatisur në vendet e saj simbol.

Ndërkohë pas përkeqësimit të simptomave të koronavirusit kryeministri britanik Boris Xhonson mbetet i shtruar në terapi intensive në spitaln Shën Tomas në Londër në kushte të qëndrueshme. Zëdhënësi i Dauning Strit sqaroi se Xhonson po merr asistencën standart me dhënien e oksigjenit por situata etij nuk kërkon lidhjen me aparatin e frymëmarrjes, raporton abcnews.al.

Ai shtoi se Bakingam Palas dhe mbretëresha Elizabet informohen vazhdimisht për gjendjen shëndetëspre të kryeministrit nëpërmjet sekretarit të tij privat Dauning Strit vazhdon të këmbëngulë se Xhonson nuk ka pneumoni.

Si dëshmi e një situate serioze por që Dauning Strit e prezanton jo shumë të rëndë dhe as të pa riparueshme, vetë zëdhënësi theksoi se me kalimin e detyrave mes Xhonson dhe ministrit të jashtëm Dominik Rab, ky i fundit ka vetëm detyrime të zakonshme.

AI përjashtoi faktin se këtë javë Raab do të zëvendësojë Xhonson në bisedimet periodike me Mbretëreshën, që javën e kaluar janë zhvilluar nëpërmjet telefonit për shkak të karantinimit të kryeministrit të prekur me kovid 19.

Thjesht bisedimet e rradhës nuk do të mbahen deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Xhonson. Mëngjesin e të mërkurës mediat britanike i kanë kushtuar një analizë të gjerë situatës politike në vend, duke shtruar një pikëpyetje të madhe për fatin e valixhes bërthamore.

Qeveria britanike nuk ka dashru të thotë se kuj i ka kaluar përgjegjësia gjatë mungesës së Xhonson. I pyetur nga BBC nëse dhe valixhja në fjalë i është dorëzuar ministrit të jashtëm Dominik Raab, qeveria britanike komentoi se nuk mund të fliste për cështje të sigurisë kombëtare.

Mbretëria e bashkuar ëhstë një nga pesë fuqitë bërthamore zyratre dhe ka katën nëndetëse bërthamore të armatosura me raketa balistike Trident. Vendi ka rreth 215 raketa bërthamore por mendohet që vetëm 120 prej tyre të jenë operative sipas Reuters.

Vetëm kryeministri i vendit ka kodet që lejojnë urdhërin për një sulm bërthamor. Mbretëresha Elizabetë ka dërguar një mesazh personal solidariteti për Boris Xhonson dhe të fejuarën e tij, shtatzënë, dhe ajo e prekur nga kovid 19. Në mesa\zh ajo uron një shërim të shpejtë dhe të plotë.