14:38 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / LB

Johnson ofron mbështetje nëse Suedia ose Finlanda sulmohen

Boris Johnson ka thënë se do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën nëse sulmohen mes debatit brenda të dy vendeve nëse do të anëtarësohen në aleancën e NATO-s.

Kryeministri britanik ndodhet në një udhëtim 24-orësh ku do të takohet me liderët e Suedisë dhe Finlandës për të diskutuar mbi pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës.

“Ne jemi të palëkundur dhe të qartë në mbështetjen tonë për Suedinë dhe Finlandën dhe nënshkrimi i këtyre deklaratave të sigurisë është një simbol i sigurisë së përjetshme midis kombeve tona”, tha ai në një deklaratë.