Jonathan Tah: Ndeshja e parë mes PSG-së dhe Bayernit? Asnjëherë s’kam përjetuar një të tillë…!
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jonathan Tah u paraqit në konferencë për media para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së.
Tah tha se ndeshja e parë ishte diçka e jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline
“Ndeshja ndaj PSG-së ishte e jashtëzakonshme. Diçka që nuk e kam përjetuar më parë në jetën time. Ishte një ndeshje me kualitet individual”, u shpreh Tah.
Kujtojmë që nesër në “Allianz Arena”, zhvillohet ndeshja e kthimit mes dy gjigantëve të futbollit./Indeksonline./

