09:05 / E Diele, 14 Prill 2024 / Gj. Sh

Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit

Jordania, Iraku dhe Libani kanë rihapur hapësirën e tyre ajrore të dielën pasi e mbyllën atë vonë të shtunën pasi Irani nisi sulme me dronw dhe raketa kundër Izraelit, thanë të tre vendet të dielën.

Televizioni shtetëror i Jordanisë tha se vendi kishte rifilluar operacionet e trafikut ajror, duke cituar autoritetet e aviacionit. Hapja e hapësirës së saj ajrore erdhi më shumë se tre orë më herët se sa ishte planifikuar.

Autoriteti i aviacionit irakian tha se rreziqet e sigurisë tani ishin kapërcyer, raporton Reuters.