12:09 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jose Mourinho i dëshpëruar të rikthehet në rolin e trajnerit

Jose Mourinho është i uritur të kthehet në menaxhim, por është duke pritur për projektin e duhur.

Portugezi ka qenë jashtë punës si trajner që prej shkarkimit nga Man United, transmeton Indeksonline.

Mourinho megjithatë refuzoi të mbështesë emërimin e Frank Lampard si trajner në Chelsea

Jose Mourinho  është i dëshpëruar të kthehet në menaxhim, por këmbënguli që ai të mbetet i durueshëm dhe të presë për mundësinë e duhur për t’u rikthyer.

Mourinho ka qenë i përfolur për të u bërë trajner tek Benfica, Lyon dhe së fundi Newcastle.

Megjithatë, ish drejtuesi i Chelseat dhe Real Madridit i ka refuzuar ato duke pritur për skuadrën e duhur.

Kur u pyetën nëse ai po përpiqej të kthehej në menaxhim, Mourinho i tha Sky Sports : ‘Jam i uritur, por do të pres për klubin e duhur, për projektin e duhur”./Indeksonline/.