08:44 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jose Mourinho ia arrinë qëllimit, Man United pranë transferimit të super mbrojtësit

Manchester Unitedi është pranë transferimit të mbrojtësit të Tottenhamit, Toby Alderweireld për 60 milionë funte, shkruan IndeksOnline.

Jose Mourinho e ka bërë transferimin e qendër-mbrojtësit belg prioritet në fund të sezonit të kaluar, por Man United kundërshtatoi që të paguajë 75 milionë funte për të, aq sa kërkonte Tottenhami.

Por, Mirror Football kupton se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe se Manchester Unitedi beson se mund ta marrë lojtarin brenda 48 orëve të ardhshme.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy është i vetëdijshëm se Alderweireld ishte përgatitur ta refuzonte kontratën e re, kështu që largimi i tij nga Londra është i pashmangshëm.

Alderweireld nuk ka qenë në formë optimale sezonin e kaluar, teksa ka pasur edhe mosmarrëveshje me trajnerin, Maurizio Pochettino.

Man Unitedi tentoi për Alderweireld edhe në maj me një ofertë prej 50 milionë funtesh, megjithatë Tottenhami e refuzoi menjëherë./IndeksOnline/