08:16 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. A

Jose Mourinho për ata që përdorin Instagramin: Mos qitni kryp, bëhuni real, si në kohë të mira dhe të vështira

Trajneri portugez Jose Mourinho është bërë mjaft aktiv në rrjetin personal Instagram.

Mbi 1 milionë ndjekës përcjellin postimet e portugezit.

Në një intervistë për BBC, ai është pyetur se çfarë i këshillon fansat e tij të bëjnë në rrjete sociale.

“Mbajeni llogarinë fresh. Bëhuni real në çdo moment, si kur jeni keq ashtu edhe mirë. Fotografia tregon gjithçka” shprehet Mourinho.

Njëri ndër postimet më të pëlqyera në Instagramin e portugezit, është fotografia e bërë në Shkup, ku Mourinho njoftoi ndjekësit se njëra prej portave ishte më e vogël se që duhet.

/Indeksonline/