20:34 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Joseriozitet e thirrje ‘garuese’ për të rrëzuar qeverinë, opozita pa vullnet!

Kohën e fundit dukshëm janë shtuar zërat për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi thotë se joserioziteti i atyre që duan rrëzimin e Qeverisë, shihet edhe nga karakteri ‘garues’ i këtyre thirrjeve.

Sipas tij, asnjë nga partitë politike nuk janë në gjendje që të dalin me një mocion të përbashkët.

“Zërat për rrëzimin e Qeverisë janë dëgjuar gjatë gjithë këtij viti, e kohëve të fundit ato po shtohen, por çdo herë del se bëhet fjalë për retorikë dhe reklamim të dëshirave të disa subjekteve në opozite, dhe jo se kemi të bëjmë me punë serioze që të sigurohen numrat per mocionin që do ta kërkonte votëbesimin dhe rrëzimin e Qeverisë. Joserioziteti i atyre që e duan rrëzimin e Qeverisë Haradinaj shihet edhe nga karakteri pothuajse “garues” i këtyre thirrjeve, ku here primatin e ka LDK-ja, herë Lëvizja Vetëvendosje e herë PSD-ja, por pasi që ato kanë inate të pashëruara mes vete, nuk janë në gjendje që të dalin me një mocion të përbashkët. Kështu që sa herë që dikush e paralajmëron rrëzimin e Qeverise, pas kësaj nuk kemi asnjë hap konkret për ta arritur konsensusin e nevojshëm të opozitës.”, ka thënë Maliqi në një bisedë për Indeksonline.

Maliqi konsideon se opozita nuk i ka numrat e duhur për ta rrëzuar qeverinë.

Ai thotë se nëse do të ekzistonte shumica e atyre që e dojnë rrëzimin e Qeverise, do të ishte çështje teknike arritja e unitetit mes partive opozitare.

“Problemi është se opozita në fakt nuk i ka numrat e duhur për ta rrëzuar Qeverinë. Janë afër nëse do të vepronin si opozitë e bashkuar, por nuk janë numrat e mjaftueshëm. Nëse do të ekzistonte shumica e atyre që e dojnë rrëzimin e Qeverise, do të ishte çështje teknike arritja e unitetit mes partive opozitare. Por kjo shumicë nuk ekziston dhe opozita vetëm spekulon se mund të sigurojë një numër të deputetëve të partive në pushtet, që ndonjëherë kanë qenë kritikë ndaj politikave të Qeverisë, se do të mund t’i joshnin për rrëzimin e saj dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.”, ka theksuar tutje ai gjatë bisedës.

Nga ana tjetër, Maliqi poashtu thotë se mungon vullneti i opozitës për zgjedhje të parakohshme.

“Vetëm se nuk ka unitetet te opozita, e as te ata që mund ta ndihmojnë opozitën nga rradhët e deputëve të partive në pushtet, se çfarë duan pasi që eventualisht rrëzohet Qeveria Haradinaj. Pikësëpari, te formacioni i opozites mungon vullneti i plotë për zgjedhje të parakohshme, dhe kjo është më e shprehur te Partia Socialdemokrate, e cila ka dyshime nëse e ka votën e konsoliduar as për të kaluar pragun prej 5 %, sa i duhet për të hyrë në Kuvendin e ardhshem, e as nuk e ka të qartë se, në rast të zgjedhjeve, me cilat parti të opozites dhe pozites aktuale do të mund të bente marrëveshje për koalicion.”, vlerëson Maliqi.

Sipas tij, opcioni i vetëm që siguron qeveri stabile se këtë që e kemi do të ishte rikthimi i koalicionit të madh PDK-LDK.

“LDK-ja dhe LV-ja nuk e kanë të sigurtë bërjen e koalicionit parazgjedhor që do t’ua siguronte pozitën e formacionit më të votuar që hap rrugën për pushtet. Varianti tjetër që Qeveria Haradinaj të rrëzohet pa shkuar në zgjedhje, duke krijuar në vend të saj një tjetër qeveri nga Kuvendi ekzistues, po ashtu ka shumë vështirësi, që të realizohet sepse opcioni i vetëm që siguron qeveri me stabile se këtë që e kemi do të ishte rikthimi i ndonjë varianti të koalicionit të madh PDK-LDK, ku LDK-së do ti takonte mandate im kryeministrit, por që rreth kësaj në LDK vështirë se do të arrihej pajtimi.”, thotë Maliqi.

Maliqi përmend edhe faktin se si mocioni i paralajmeruar nga ana e LDK-së nuk ka gjetur përkrahjen e partive tjera opozitare.

“Opozita nuk ka arritur që ta votojë as rezoluten e cila synonte ndalimin e Presidentit Thaçi që ta udheheq dialogun me Serbine. Në seancën që e pat thirrur vetë opozita në momentin e votimit kanë munguar disa deputetë të LDK-së e edhe të LV, ndër këta të dytit madje edhe Albin Kurti sepse, siç është thënë ai ka pas punë të tjera më të rëndësishme. Kjo tregon pafuqinë dhe mosunitetin e opozitës, e në rastin konkret ndoshta edhe hipokrizinë sepse publkisht janë kundër idesë së Presidentit për “korrigjimin” e kufirit me Serbinë, ndërkaq që në momentin që kanë munduar ta ndalojnë Thaçin, nuk e bëjnë këtë. Ka të ngjarë se për këtë ka ndikuar biseda me Zëvendësasistentin e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matheë Palmer, me prijësit e të gjitha partive kosovare.”, ka shtuar Maliqi. /Indeksonline/