10:53 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Joshua ka një mesazh për ata që e përcjellin faqen e tij

Anthony Joshua është shpallur mbrëmë kampion i peshave të rënda në boks.

Ai nuk arriti të nokautonte Ruizin, megjithatë me vendim unanim të gjyqtarëve, Joshua u shpall fitues.

Sot, britaniku ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë një mesazh për ata që e përcjellin atë.

“Shpresa ime është që dikush ta shohë faqen time dhe të vendosë të mos heqë dorë. Zemrat e pastra fitojnë” – u shpreh kampioni i botës në boks./Indeksonline/