01:10 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Joshua: Kjo nuk ishte luftë, tani unë dua Wilder

Kampioni dhe bartësi i titullit të botës të unifikuar në kategorinë e rëndë në boksin profesionist Anthony Joshua, duke folur për meçin e tij me Joseph Parkerin pohoi disa gjëra që për kundërshtarin, opinionin dhe kundërshtarët e tij të ardhshëm mund të jenë shumë interesante.

Joshua shkoi në 12 runde luftë për herë të parë në karrierë dhe duke folur për duelin më të rëndë në karrierën e tij pohoi.

“ Kjo ka qenë një meç boksi, jo një rrahje, jo një dajak, por një meç i vërtetë me finesë. Mund të shkojmë më 12 runde, mund të kryhet në 10 runde, mund të kryhet në 2 runde, për mua s’ka lidhje, thjesht dua të tregoj që ka qenë meç boksi dhe jo luftë. Tash mendoj që me meritë jam kampion dhe bartësi i titullit të unifikuar të botës në kategorinë e rëndë”, pohoi britaniku pas meçit.

“Të gjitha këto vite, boksierët e Mbretërisë së Bashkuar duhej të shkonin në Amerikë, mund ta bëjmë në Londër, Wembley ose Cardiff. Ne jemi duke qëndruar këtu”.

“Tani unë dua Wilder ose Fury”, përfundoi Joshua pas takimit.

Temat: