08:24 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Julen Lopetegui ka një plan interesant për të riun, Vinicius Junior

Real Madridi është në ”hall”. Klubi madrilen dëshiron ta gjejë sulmuesin, i cili mund t’i shënojë golat e Cristiano Ronaldos këtë sezon.

Dhe trajneri, Julen Lopetegui ka një plan për brazilianin e talentuar, Vinicius Junior.

Tinejxheri brazilian ka marrë vëmendjen e duhur që prej kalimit të tij në Madrid nga Flamengo, dhe Florentino Perez beson se ai ka potencial që ta arrijë nivelin e Neymar.

Pavarissht kësaj, Junior nuk ka luajtur shumë në humbjen, 2-4 në UEFA Super Kupë nga Atletico Madridi.

Lopetegui shpreson se inkuadrimi i Vinicius në skuadrën e parë këtë sezon është i mundur, pasi ai bëri paraqitje premtuese në turneun para-sezonal.

Lopetegui nuk dëshiron të vendosë shumë presion te Vinicius, sidomos pasi që eksperienca e lojtarit në skuadrën seniore është e vogël./IndeksOnline/