15:54 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Juncker: Ratifikimi i demarkacionit, hap i pashmangshëm për liberalizim të vizave (Video)

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker pas vizitës me krerët e vendit është deklaruar para mediave duke theksuar se kosovarët do të kenë një të ardhme më të sigurt në Evropë.

“Urojë që çështja e demarkacionit të kalohet sa më shpejtë , pra që Kuvendi ta votojë atë sa më parë sepse është hap kyç dhe i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave.”, ka thënë Jucnker.

Ai gjithashtu ka shtuar se bashkëqytetarët shqiptarë dhe serb do të jenë përfituesit e parë, raporton Indeksonline.

Juncker ka thënë se nuk po e kënaq ideja që kosovarët të janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.Por Juncker ka bërë me dije se duhet bërë progres edhe në luftën kundër korrupsionit.

“Është themelore që kosovarët dhe serbët të gjejnë një mënyrë për të ecur së bashku. BE në radhë të parë është bashkim vlerash dhe kosovarët do të gjejnë të ardhme të sigurt në Evropë. Është esenciale zoti kryetar që kuvendi juaj ta ratifikoj demarkacionin, i cili është një hap i pashmangshëm për liberalizimin e vizave, ku bashkë qytetarë serb dhe shqiptar do të jetë përfitues. Komisioni evropian është në gatishmëri që ta jap dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.”, ka shtuar ai.

Njëashtu Juncker ka thënë se është i lumtur që bashkë me zonjën Mogherini po përfundojnë rrugëtimin në Prishtinë, ku takojnë të gjithë partnerët. “Të thelohet bashkëpunimi me të gjithë partnerët e rajonit duke përfshirë Kosovën.”
, ka shtuar Juncker./Indeksonline/

Temat: