Jupp Heynckes është ‘mbreti’ i Champions League
Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka statistika mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve.
Ky është sezoni i katërt që Heynckes drejton këtë kompeticion. Tre herët e para ka vajtur në finale dhe e ka fituar dy herë trofeun.
Në 44 ndeshje të drejtuara në Ligën e Kampionëve, Heynckes numeron 33 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. 75% e ndeshjeve janë fituar, rekordi më i mirë historik i kompeticionit për një trajner. 105 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.
Trajneri gjerman ka 12 fitore rradhazi, si asnjë tjetër. Një rekord që një javë më vonë vetëm mund të thellohet. Bayern ka pësuar vetëm 6 gola në këto 12 ndeshje dhe në asnjë rast 2 gola brenda 90 minutave. /IndeksOnline/