Jupp Heynckes: Real Madrid – PSG, ky do të jetë fituesi
Trajneri i Bayern Munchen ka folur për derbin në Ligën e Kampionëve, Real Madrid – Paris Saint Germain.
Jupp Heynckes mendon se skuadra e Real Madridit do të kalojë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, transmeton IndeksOnline.
“Real Madrid ka përvojë më të madhe dhe është kampion i tanishëm. Unë besoj se ata do të kualifikohen”, ka thënë gjermani.
Ndeshja e parë mes Realit dhe PSG-së do të zhvillohet më 14 shkurt në stadiumin “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/