20:28 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Jurgen Klopp flet për shortin në Ligën e Kampionëve

Jürgen Klopp e përshkroi shortin e Liverpool-it në Ligën e Kampionëve si interesante përpara se të fliste për gëzimin e tij në çmimet individuale të fituara nga Virgil van Dijk dhe Alisson Becker.

“Ne mendojmë tani për Ligën e Kampionëve dhe kjo është ajo, tani e tutje askush nuk mendon për Ligën e Kampionëve. Kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur lojërat dhe do ta bëjmë atë. Unë me të vërtetë po e pres me padurim”, tha Klopp

Kurse për çmimin që e fitoi Virgil van Dijk trajneri i skuadrës angleze tha “..është vërtet e madhe. Doja ta thërrisja menjëherë por ai duhej të dilte në skenë. Jam shumë i lumtur për të. Jam i lumtur edhe për ne sepse ai e di që pa djemtë përreth tij, ai nuk mund ta fitonte atë çmim”./Indeksonline/.