17:34 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Justin Bieber largohet nga muzika, kjo është arsyeja

Këngëtari kanadez Justin Bieber, është duke u larguar nga muzika deri sa ai ta kuptojë se çfarë dëshiron të bëjë me jetën e tij.

Këngëtari momentalisht është duke i kushtuar më shumë kohë bashkëshortes së tij, modeles Hailey Baldwin, ka treguar një burim për revistën e njohur amerikane ‘People’, shkruan Indeksonline.

“Ai është i lumtur dhe i kënaqur, ai është i dashuruar në Hailey. Ajo po e inkurajon atë që të bëjë atë që ai do dhe po e mbështetë në rrugën e tij për të zbuluar vetën”, ka thënë burimi.

Këngëtari 24 vjeçar u martua në një ceremoni private me modelen e njohur në shtator të këtij viti./Indeksonline/

Temat: