23:01 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Juve dhe Reali nuk ia dolën -City dhe Lyoni në çerekfinale të CHL

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që filluan nga ora 21:00, ajo ndërmjet Juventus-Lyon dhe Man City- Real Madrid.

Skuadrat zbritën në fushë për të treguar më të mirën nga vetja, kështu Juventusi mposhti Lyonin në ndeshjen e sotme, por nuk arriti të kualifikohet tutje, pasi skuadra franceze kishte shënuar gol në takimin e kaluar, shkruan IndeksOnline

Me dy gola të shënuar nga Ronaldo në minutë e 48’të dhe 60’të, “Zonja e Vjetër” nuk ia doli të kualifikohet në 8 skuadrat më të mira të evropës.

Ndërkaq, në takimin e dytë ndërmjet Cityt dhe Realit ndodhi një befasi, “qytetarët” si vendas mposhtën Realin e Zidanit duke e eleminuar herët nga Liga e Kampionëve.

Të parët shënuan vendasit përmes Stërling në minutën e 9’të të takimit, por “mbretërit” u kundërpërgjigjen përmes Benzemas që shënoi në minutën e 28.

Por, djelmoshate Guardiolës nuk u ngopën me kaq, kështu që shënuan edhe njëherë me Jesus në minutën e 68’të për ta vendosur rezultatin përfundimtar në 2:1, ku me këtë rezultat përfundoi edhe takimi.