22:56 / E Diele, 17 Tetor 2021 / C E

Juve ‘ilaç’ për Mourinhon

Juventusi merr fitoren e katërt radhazi dhe tashmë rikthehet në majat e renditjes duke ndjekur kështu një lokomotivë që ishte larguar në startin e sezonit!

Vendos goli i vetëm i ndeshjes, ai i Moise Kean, që iu përplas topi në kokë nga goditja e Bentancur.

Një avantazh me fat, teksa në fund të pjesës së parë pati edhe rrëmuje e kaos në fushë, ku ndërhyri VAR dhe akordoi penallti për Romën.

11-të metërsh që humbi Veretout dhe priti Szceczni i cili pengoi armenin Mkhitaryan brenda zone.

Roma mbetet në vendin e katërt me 15 pikë derisa Juve ka një pikë më pak por në vendin e shtatë. /IndeksOnline/