Juve ka dy opsione: 4-3-3 me Dybalan, apo 4-3-2-1 të rrezikoj me Higuain
Lëndim i Mandzukic pak para sfidës me Napolin, ka krijuar probleme për Massimiliano Allegrin.
Për shkak se kroati do të kishte luajtur në rolin e sulmuesit qendror me formacionin 3-4-2-1, tani mungesa e kroatit dhe Higuain me probleme, detyron trajnerin të ridizajnojë ekipin.
Këto janë hipotezat e mundshme:
4-3-3 me Cuadradon. Në orët e fundit ky skenar ka fituar pikë. Higuain është thirrur për këtë sfidë, por gjasat janë të vogla që ai të startoj nga fillimi pas lëndimit në dorë.
Tani mesfusha pritet të ndryshoj me Khedira, Matuidi dhe Pjanic në linjë. Në anë të djathtë rreshtimi i Cuadrado i cili duhet të përballet me Hysajn. Hipoteza e mundshme në 4-3-3 është edhe Alex Sandro në të majtë ndërsa Douglas në të djahtë.
Paolo Dybala në këtë rast duhet ta bëj qendërsulmuesin, rol në të cilin nuk është mësuar të luaj.
Me Higuainin në lojë, në qoftëse Allegri rrezikon argjentinasin nga minuta e parë, Juventusi do të luante me formacionin 3-4-2-1 me Dybala dhe Douglas pas “Pipita’s” . /IndeksOnline/