22:34 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Juve, kjo zonjë e “përdhunuar” (Video)

Real Madrid ka mposhtur Juventusin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo ishte heroi i kësaj ndeshje me dy gola (min. 3 dhe 64), ku njëra prej tyre ishte spektakulare.

Golin e tretë për madrilenët e shënoi Marcelo në minutën e 72-të.

Në minutën e 66-të Juve mbeti me një lojtar më pakë pasi Dybala u ndëshkua me të kuq, ku do të mungoj edhe në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e kthimit luhet me 11 mars në Santiago Bernabeu. /IndeksOnline/