18:06 / E Martë, 11 Gusht 2020 / C E

Juventus dhe Arsenal po përgatisin një shkëmbim interesant

Juventus është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Arsenal, Alexandre Lacazette.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Lacazette ka përfunduar në listën e mundshme të përforcimeve.

Lacazette ka shënuar 12 gola këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro.

Për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi, Juventus nuk është i gatshëm ta paguaj shumën e kërkuar nga Topçinjtë, mirëpo Biankonerët janë të hapur që në ofertë të përfshihet ndonjë futbollist.

Arsenali ka kërkuar kartonin e Douglas Costas dhe Cristian Romeros, ose 30 milionë euro dhe kartonin e brazilianit.

Costa nuk bën pjesë në planet e Pirlos dhe pritet të kemi një shkëmbim spektakolarë mes Biankonerëve dhe Topçinjëve.