22:38 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Juventus e Barcelona ndahen në paqe

Juventusi dhe Barcelona kanë luajtur në barazim pa gola në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dyja skuadrat mbajtën portat e pa prekura për 90 minuta edhe për kundër shumë rasteve.

Barcelona ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër me 11 pikë, ndërsa Juventus me tetë pikë dhe Sporting me shtatë pikë do të ndajnë pozitën e dytë dhe të tretë. /IndeksOnline/