16:48 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Juventus e ka seriozisht, Ronaldo po kërkon shtëpi në Torino

Lidhja e Cristiano Ronaldos me Juventusin nuk mbetet vetëm në nivelin e thashethemeve dhe lajmeve të mediave spanjolle dhe italiane.

Portugezi e ka marrë seriozisht largimin nga Real Madrid dhe tashmë është duke shikuar shtëpi në qytetin e Torinos, shkruan indeksonline.

Sipas Marca, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka disa javë që ka dërguar miqtë e tij për të shikuar një vendbanim.

Juventus thuhet se është i gatshëm të paguaj rreth 120 milionë euro për Ronaldon, shumë e arsyetueshme duke e llogaritur edhe moshën që ka.

Zonja e Vjetër a qenë një forcë dominuese në Itali për disa kohë. Megjithatë, një çmim që ata nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë për më shumë se dy dekada është Liga e Kampionëve.

Gjigantët italianë nuk kanë fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 1996 dhe si rezultat po kërkojnë të nënshkruajnë me yje të mëdhenj që mund t’i ndihmojnë ata të fitojnë çmimin më të lakmuar në futbollin e klubeve dhe nuk ka dyshim se Ronaldo do të ishte një prej atyre yjeve. /IndeksOnline/