12:24 / E Martë, 30 Prill 2024 / AR

Juventus-i i interesuar për lojtarin e United-it

Gjigandi italian, Juventus ka shpreh interesim për lojtarin anglez.

Bëhet fjalë për Mason Greenwood, lojtari i United-it i cili aktualisht është në huazim në Spanjë te skuadra e Getafe.

Juventus, ka bërë gati 30 milionë euro për sulmuesin anglez, i cili iu ka lënë mbresa drejtuesëve të Juventusit.

Greenwood, këtë sezon ka bërë 28 paraqitje me Getafen, ku ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 6 asistime.

Skandali i akuzës për dhunë fizike ndaj të dashurës e dëmtoi imazhin e futbollistin, por verifikimi si i pafajshëm pas një 1 viti, bëri që Greenwood t’i rikthehej futbollit profesionist./IndeksOnline/