12:59 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Juventus largon vëmendjen nga Rabiot, përqendrohet tek Isco

Raportet nga Spanja thonë se Juventusi e ka zhvendosur vëmendjen e tyre nga Adrien Rabiot tek superylli i Real Madridit,Isco, ndërsa francezi tani nuk shihet si prioritet për klubin italian.

Sipas Sport.es, Rabiot nuk e shohin si një prioritet, ndërsa bianconerët tani e shohin Iscon si një objektiv dhe do të kërkojnë të bëjnë një lëvizje për të verën e ardhshme.

Kontrata e Rabiot në PSG skadon në verën e ardhshme, ai do të jetë i lirë të negociojë në afatin kalimtar dimëror, por megjithatë raportet thonë se Juventus dëshiron të përfitojë nga situata e Isco. /IndeksOnline/