23:14 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Juventus mposht pa problem Bolognan, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventusi përmbush të gjithë pritshmëritë, fiton 0-2 me Bolognan në Dall’Ara dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë. Mungesa e Cristiano Ronaldos nuk u ndie aspak në formacionin e Massimiliano Allegrit, që nuk i la asgjë rastësisë, por shënoi nga një gol në çdo pjesë për të mos nxitur iluzionet e një kualifikimi të mundshëm te Bologna.

Që në minutën e 9-të Bernardeschi përfitoi nga përplasja mes portierit dhe një mbrojtësi të vendasve, duke zhbllokuar takimin.

Shpresat e Bolognas për një kualifikim të mundshëm u “fikën” kur Kean përfitoi nga një top i mbetur në zonë për të shënuar golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi.

Në fazën çerekfinale Juventusi do të përplaset me fituesin e çiftit Atalanta – Cagliari.