11:57 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Juventus rritet 20% në bursë, i “palon” 80 milionë euro pas fitores ndaj Atleticos!

“Remontada” ndaj Atletico Madrid e ka rritur edhe financiarisht Juventusin. Skuadra e madhe italiane në mëngjesin e sotëm ka patur rritje 20% edhe në bursë.

Por, përveç kësaj të ardhurat financiare kanë kapur shifrat gjigante.

Juventus deri më tani ka përfituar plot 80 milionë euro këtë edicion vetëm nga Liga e Kampionëve.

5.5 milionë ka qenë fitimi vetëm në ndeshjen e djeshme nga biletat në stadium.

Në rast se Juve e fiton Ligën e Kampionëve, të ardhurat do të kalojnë shifren prej 130 milionë euro./Indeksonline/