16:53 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Juventus të gatshëm të bëjn ofertë për Pogban

Drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm për t’i ofruar 50 milionë euro plus të ‘sakrifikojnë’ Ramsey për të nënshkruar me ish-lojtarin e tyre Pogban.

Bianconerët thuhet se janë të etur për të ri-nënshkruar me francezin, shkruan DailyMail, transmeton IndeksOnline.

Pogba ka vendosur që të largohet nga Old Trafford këtë verë , dhe thuhet se lojtari e ka preferuar rikthimin e tij në Juventus.

Kohët e fundit gjithashtu flitej se francezi kishte dëshiruar një transferim tek Real Madridi.

/IndeksOnline/.