11:56 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Juventus transferon qendërmbrojtësin e Genovas

Përforcimi i parë për mbrojtjen e Juventusit do të jetë Cristian Romero. Pas shumë zërash të muajve të fundit, e ka zyrtarizuar këtë lëvizje vetë presidenti i Genoa. Në një transmetim të drejtpërdrejtë të “Primo Canale”, Enrico Preziosi konfirmoi shitjen e menjëhershme të mbrojtësit të ri te bardhezinjtë:

“Të gjithë e dini se ka një negocim në vazhdim, Romero do të shkojë te Juventusi. Shitja e Piatek dhe Romero do t’i sistemojnë llogaritë ekonomike të klubit. Genoa është shumë e shëndetshme financiarisht, nuk do të kemi borxhe ndaj thesarit brenda këtij viti”.