19:24 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Juventusi arrin marrëveshje me Pogban

Lajmet e fundit nga Italia raportojnë se Juventusi ka arritur marrëveshje për rikthimin e francezit Paul Pogba.

Ekperti i markatos, Fabrizo Romano, ka raportuar se sot është mbajtur një takim mes paleve ku është arritur marrëveshja perfundimtare me të gjitha detajet, transmeton Indekosnline.

Paul Pogba do të fluturojë në Itali në fillim të korrikut për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me Juventusin.

Marrëveshje e madhe për Juventusin pasi ata nënshkruan me Pogba si transferim falas nga Man United 10 vjet më parë, e shitën atë në të njëjtin klub për 100 milion euro dhe tani ai është rikthyer përsëri në një transferim falas, ka raportuar Romano.

Pogba donte vetëm Juventusin pasi Man City po përpiqej ta bindte atë gjithashtu me Pep Guardiolën të përfshirë në telefonata direkte, por zemra e Paul tashmë ishte vendosur në kalimin e tij te Juve./Indeksonline/