19:28 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Juventusi arrin marrëveshje personale me futbollistin e PSG-së

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje personale me futbollistin e PSG-së, Leandro Paredes.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, transmeton IndeksOnline.

Futbollisti aktualisht po pret marrëveshjen mes klubeve për tu nisur drejt italisë.

Romano ka njoftuar se negociatat mes Juventusit dhe PSG-së janë duke vazhduar, por “Zonja e Vjetër” pfillimisht dëshiron të shesë njërin nga dy mesfushorët, Rabiot apo Arthur./IndeksOnline/