Juventusi favorit për ta blerë lojtarin e Manchester Unitedit? (Foto)
Skuadra e Juventusit duket se është favorite për ta transferuar futbollistin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Sipas mediave në Britani, Martial është në listën e zezë të Jose Mourinhos. Francezi pritet që të largohet nga “Djajtë e Kuq” në fund të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.
Ka shumë oferta në drejtim të tij, por klubi italian duket se është favoriti, duke i ditur edhe punët e mira që kanë dy klubet.
Juventusi e sheh Martialin edhe si zëvendësues të Dybalas, i cili mund të largohet nga Torino.
Përvec Juves, për Martialin të interesuar janë; Marseille, Chelsea, Milan dhe Manchester City./IndeksOnline/