Juventusi fiton derbin e Torinos, pati minuta edhe për Mërgim Vojvodën
Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Torinos në derbin e javës së 12-të në Serie A.
Në pjesën e parë “Zonja e Vjetër” kaloi në epërsi me anë të Timo Weah, shkruan Indeksonline
Skuadra vendase shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë me anë të mesfushorit turk, Kenan Yildiz në minutën e 84’të.
Minuta në këtë takim pati edhe për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvodan.
Me këtë fitore, Juve shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e 3-të, aq ka edhe Interi në pozitën e 2-të./Indeksonline/
🚨🚨| GOAL: KENAN YILDIZ DOUBLES THE LEAD!!
— CentreGoals. (@centregoals) November 9, 2024
Juventus 2-0 Torino
pic.twitter.com/79te1Y4zhQ