75 Mall Live Search
22:41 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / MSH

Juventusi i lodhur, Vojvoda ia merr një pikë me Torinon

‘Derby della Mole’ është mbyllur pa fitore.

Juventus dhe Torino janë ndarë baras në ndeshjen e sotme, duke luajtur 1:1 për të ndarë nga një pikë secila.

‘Zonja e Vjetër’ kaloi herët në epërsi, me golin e Matthijs de Ligt në minutën e 13’, pas asistimit të Juan Cuadrado.

Juve e mbylli pjesën e parë me epërsi nga ky gol, por nuk e ruajti avantazhin dot deri në fund.

Torino barazoi rezultatin në minutën e 62’, me anë të Andrea Belotti.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda.

Ky barazim nuk i shkon në favor Juventusit që garon për top katërshe. Juve tashmë shkon në 47 pikë pas 26 ndeshjeve.

Torino merr pikën e 33-të dhe mbanë pozitën e 10-të në tabelë.