Juventusi ia tregon derën Danilos, do të largohet në janar

Danilo do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Raportohet se tahshmë klubi italian ka njoftuar futbollistin brazilian se është në shitje, shkruan IndeksOnline.
Për Danilon ka shfaqur interesim skuadra e Napolit, ku janë të gatshëm ti ofrojnë një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Po ashtu për brazilianin së fundi ka pasur kontakte edhe nga skuadra arabe, Al Nassr./IndeksOnline/