22:42 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Juventusi kampion dimëror, ia merr fronin Interit

Juventusi zyrtarisht është kampion i pjesës së parë të sezonit të Serie A.

Zonja e Vjetër ka mposhtur Romën me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 19-të të ligës italiane.

Juve e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në 10 minutat e parë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Fillimisht Demiral shënoi golin e parë në minutën e tretë të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Cristiano Ronaldo me një gol nga penalltia në minutën e 10-të.

Golin e vetëm për Romën e shënoi Perotti në minutën e 68-të të ndeshjes nga penalltia.

Me këtë fitore, Juve rikthehet në krye të tabelës me 48 pikë, dy më shumë se Interi në vendin e dytë. Roma është në vendin e pestë me 35 pikë. /IndeksOnline/