14:25 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Juventusi me kualifikim ose eliminim, sot rekordin e milionave do ta thyej!

Juventusi ka përpara vetes ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Skuadra e Allegrit do të tentojë “Remontadan” ndaj Atletico Madridit.

Përballja e sotme pritet të thyej rekordin e të hyrave financiare nga tifozët në stadium. 5.1 milionë euro pritet të përfitojë Juve nga kjo përballje.

Kjo është ndeshja e 201-të që zhvillohet në këtë stadium, ndërsa rekordin e përfitimeve deri më tani e mbanë ndeshja ndaj Manchester United.

Plot 300 gazetarë janë akredituar për ta përcjellur nga afër këtë super përballje./Indeksonline/