12:21 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Juventusi në pozicion më të mirë për transferimin e De Ligt

Mbrojtësi i Ajax, Matthijs de Ligt është gjithmonë më afër transferimit tek gjiganti italian Juventus, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, lojtari 19 vjeçarë është takuar me zëvendës-presidentin e Juventus Paul Nedved dhe drejtorin sportiv Fabio Paratici, transmeton Indeksonline.

Pas këtij takimi “Zonja e Vjetër” është në pozitë më të mirë se Barcelona në transferimin e holandezit.

Përveç Juventusit dhe Barcelonës, për shërbimet e lojtarit janë të interesuar edhe Manchester United dhe Manchester City./Indeksonline/