18:51 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

Juventusi nuk pranon ti paguaj 10 milionë euro Cristiano Ronaldos, do të apelojë vendimin e gjykatës

Një muaj më parë, Gjykata e Arbitrazhit ka vendosur që skuadra e Juventusit ti paguaj 9.8 milion euro Cristiano Ronaldos, që ka të bëjë me pagat e prapambetura për sezonin 2020-21.

Por si duket drejtuesit e klubit bardhezi nuk janë të kënaqur nga ky vendim dhe nuk pranojnë të paguajnë asnjë cent për sulmuesin portugez, i cili tashmë është pjesë e skuadrës arabe, Al Nassr, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi ka vendosur zyrtarisht të sfidojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, për rastin e Cristiano Ronaldos.

Ata do të punojnë ligjerishtë për të shmangur pagesën prej 9.8 milionë eurove.

Kujtojmë Gjykata urdhëroi Juventusin të paguajë shumën prej 9,774,166.66 euro , plus interesat dhe kostot procedurale, shumë kjo që është e barabartë me diferencën midis pagës së vërtetë të marrë nga Ronaldo dhe asaj që ai duhet të kishte marrë pas taksave dhe zbritjeve të tjera./IndeksOnline/