13:26 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Juventusi pranon shitjen e mbrojtësit, tri klube vihen pas tij

Juventusi është duke u përgatitur për largimin e mbrojtësit maroken, Medhi Benatia.

Lajmin e ka konfirmuar mediumi italian, Tuttosport, i cili tutje shkruan se Benatia tashmë ka edhe një çmim largimi.

Klubet e interesuara për ish-anëtarin e Bayern Munich do të duhen të paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit, transmeton IndeksOnline.

Image result for benatia juventus

Përndryshe, Benatia është i nominuar edhe në listën e ngushtë për çmimin e futbollistit afrikan më të mirë të vitit.

Arsenal, Borussia Dortmund dhe Milani janë klubet e interesuara për yllin e mbrojtjes së Juventusit.

Për shkak të krizave në mbrojtjen e këtyre klubeve, priten oferta në janar në drejtim të Juventusit për Benatia./IndeksOnline/