14:33 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / C E

Juventusi rrezikon përjashtimin nga garat europiane

La Gazzetta dello Sport ka dhënë detaje së si Juventusi rrezikon të përjashtohet nga garat e UEFA-së, derisa hetimet kundër tyre po vazhdojnë 

Bardhezinjtë për momentin janë në hetime të plota nga Zyra e Prokurorit Publik të Torinos për dy çështje: falsifikim për përfitimet e tyre financiare që rrjedhin nga baraspesha e librave të tyre financiar dhe pagesa në mënyrë të fshehtë e disa futbollistëve në fazat e hershme të pandemisë COVID, pavarësisht që ata publikisht kishin thënë që kishin hequr dorë nga ato. 

UEFA nuk ka ndërmend të presë fundin e procedimeve penale në Itali kundër Juventusit dhe planifikojnë që të reagojnë më herë. Në Nyon, ata janë duke marrë informata të detajuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Torinos, gjë e cila nuk është menjëherë e disponueshme. 

Posa dokumentet të kalojnë, UEFA do të jetë në gjendje të veprojë automatikisht, e gatshme për ta analizuar situatën e vërtet ekonomike të klubit.

Në këtë fazë, janë në rrezik që të marrin një gjobë të madhe nga UEFA. Gjërat do të bëhen më të rënda nëse konfirmohet dhënia e pagave në mënyrë sekrete, pasi që me këtë një përjashtim nga garat e UEFA-së në këtë fazë nuk përjashtohet.