12:06 / E Diele, 13 Mars 2022 / LB

Ka filluar dita e pesë e protestës në Shqipëri

Kundër rritjes së çmimeve, ka filluar dita e pestë e protestës në Shqipëri.

Ditën e djeshme për më shumë se 3 orë e 30 minuta, mijëra qytetarë protestuan për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore.

Në Sheshin Skënderbej në Shqipëri, ata u mblodhën në orën 11 për të marshuar në drejtim të kryeministrisë.

Protesta e djeshme kishte pjesëmarrje shumë më të madhe ndryshe nga tre protestat e para.

Mesazhi kryesor ishte ulja e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve.

Në mesin e protestuesve ishin edhe disa fëmijë, ku disa prej tyre mbanin në dorë pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit shqiptar, EdI Rama.

Ata i bënë thirrje qeverië të plotësojnë kërkesat, ose protesta nuk do të ndalojë.

Gjatë protestës nuk pati asnjë incident, edhe pse kryeministria mori masa për mbrojtjen e godinës.

Në gatishmëri qëndronin, forcat e posaçme shqiponja dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë që ishin të pajisur edhe me kundragaz, bashkë më autobotët me ujë për shpërndarjen e protestuesve./abcnews.