17:14 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ka filluar të mbahet gara robotikës “First Global Challenge”, Kosova kryeson në listë

Kosova e ka nisur fuqishëm garën e robotikës, “First Global Challenge”, ku ka arritur të shënojë fitore në shumë raunde të kësaj gare, që sivjet po mbahet virtualisht për shkak të pandemisë.

Ekipi përfaqësues i Kosovës, i përbërë nga studentet UBT-së, Elita Hajrizi, Albana Hajdini, si dhe nxënësja Elta Bajrami, janë duke e përfaqësuar vendin në mesin e rreth 170 vende të botës, ku tani për tani kanë arritur të renditin Kosovën si top shteti më i mirë.

Gara ende po vazhdon të mbahet, ku deri më tani në raundet e përfunduara, ekipi i UBT-së, saktësisht ekipi përfaqësues i Kosovës ka lënë mbrapa shtetet më të fuqishme në fushën e robotikës, si: Rusia, Franca, Gjermania, Sllovenia, Spanja, Serbia, Finlanda, Greqia, ShBA dhe vende tjera.

UBT e përfaqëson Kosovën  në këtë garë tash e disa vite, ku përmes ekipit të përbërë nga studentë të UBT-së, përgatiten profesionalisht në laboratorët inovativë të mekatronikës.