13:00 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Ka këmbën e majt më të ‘magjishme’ se të Salahut? Kjo është përgjigja epike e Shaqirit

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, në një intervistë dhënë “Sky Sport”-it tregoi për punën e tij te Liverpoolit.

Midis tjerash, Shaqiri zbuloi se a është ai “majtaku” më i mirë te skuadra e Kloppit, shkruan IndeksOnline

I pyetur nga “Sky Sport”-i nëse e majta e tij është më e magjishme se e Salahut, përfaqësuesi i Zvicrës tha: “E majta ime nuk është e keqe, të jem i sinqertë”.

“E kam shfaqur këtë në stërvitje nga goditjet e dënimit apo kur harkoj nga këndi. Mbase për këtë arsye thonë se jam më i miri, por ne kemi shumë majtakë të mirë, prandaj nuk dua të them se unë jam i miri”, shtoi ai.