16:30 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kaçaniku largon produktet serbe me mbishkrimin “Kosova dhe Metohi”

Komuna e Kaçanikut ka marr vendim që nga maketet e kësaj komune të hiqen të gjitha produktet me mbishkrimet që i drejtohen Kosovës me terme si “Kosove dhe Metohi” e të ngjashme.

Në terren kanë dal  Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra dhe inspektori Arben Fera për të larguar këto mallra.

Ndryshe, nismat e tilla kanë filluar pasi që Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e masës 100% kundrejt produkteve nga Serbia./Indeksonline/