16:07 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli, Abdixhikut: Kujdes se si po shprehesh

Kadri Veseli i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumit Abdixhikut i cili i quajti deputetët e pozitës si të padijshëm.

Kryetari i parlamentit ka thënë se duhet të ketë kujdes se si po shprehet.

“Po ke guxim që një tërësi të deputetëve t’i quash të padijshëm. Kujdes se si po shprehesh. Nëse do më quaj mua kështu, por jo shumicën sepse ti nuk je ai që e përcakton se kush është i dijshëm e kush është i padijshëm” i ka thënë Veseli, Abdixhikut./Indeksonline/