11:01 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli shfaqet me dy ministrat e tij,  a do të largohen nga qeveria?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka hedhur poshtë gjitha raportimet se do të largohet nga qeveria ndonjëri prej minstirave të partisë së tij.

Ai është shfaqur në një takim me përfaqësues të bizneseve kosovare si dhe me dy ministrat, Besim Beqajn dhe Bedri Hamzën

Kësisoj, Veseli konfirmoi se nuk do të ketë largime nga qeveria.

“Si mundet me dhanë dorëheqje një ministër i cili ka vizion e qëllim.  Dje kam pas një adresim që partia ime ka partneritet me bizneset”, është shprehur ai. /Indeksonline/