21:03 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kadrijaj: Amerika duhet m’u përfshi në dialogun Kosovë-Serbi (Video)

Time Kadrijaj nga AAK ka thëne se shumë marrëveshje nga dialogu Kosovë-Serbi nuk po zbatohen nga pala serbe.

Këtë koment, Kadrijaj e ka bërë në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum, duke diskutuar për politikën e jashtme te Kosovës.

“BE në shumë raste ka tolerue ndaj Serbisë, kur kjo e fundit nuk ka implementue marrëveshjet e arritura me Kosovën”, thote ajo.

Kadrijaj ka thënë se, në dialogun me Serbinë, Kosova duhet me u përfaqesu denjesisht dhe se është mirë që të përfshihet Amerika, ashtu siç ka kerkuar edhe kryeministri Haradinaj.

“Rusia nuk mundet me u perfshi në këtë dialog, sepse për dallim prej Amerikës, ajo nuk ka qenë asnjëhere pjesë e këtij dialogu”, shprehet Kadrijaj.

Ky dialog, sipas saj duhet të ketë fund me njohjen e pamvaresise së Kosovës nga ana e Serbisë.