Kai Havertz: Të martën jam tifozi më i madh i Tottenhamit

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford” për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion në Premier League.
Pas ndeshjes, Kai Havertz u paraqit para mediave duke dhënë një deklaratë interesante në lidhje me ndeshjen që rivali i tyre, Manchester City e zhvillon të martën ndaj Tottenham Hotspurit, shkruan Indeksonline
“Të martën jam tifozi më i madh i Tottenhamit. Dhe jo vetëm unë, të gjithë jemi”, u shpreh Kai Havertz
Kujtojmë që Arsenali është duke kryesuar me vetëm një pikë më shumë se ekipi i Pep Guardiolas që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara./Indeksonline/