14:21 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kaka konfirmon nëse do të rikthehet te Milani me një detyrë të re

Ricky Kaka ka pohuar se është i hapur për një detyrë të re te Milani, duke i etiketuar Leonardon dhe Paolo Maldinin si miq.

Yonghong Li e humbi kontrollin e klubit pasi dështoi të përballonte borxhet e klubit, duke e lejuar grupin amerikan, Elliot Menagement ta marrë pronësinë e klubit.

Ata e ndërtuan strukturën e klubit me drejtorin teknik, Leonardon dhe drejtorin strategjik të zhvillimit, Maldinin, dhe tani Kaka mund t’ju bashkohet ish-bashkëlojtarëve të tij.

”Raporti im me Milanin ka qenë gjithnjë i afërt dhe tani me rikthimin e Maldinit dhe Leos, njerëz me të cilët kam luajtur, klubi është edhe më i mirë”.

”Prioriteti im është të mbetem në Brazil me familjen time, por dyert janë gjithnjë të hapura dhe unë mund ta shoh se si është puna e drejtorit sportiv”.

”Nuk do të rikthesha domosdoshmërisht në Itali, unë do të lëvizja me kujdes”, tha Kaka për UOL./IndeksOnline/